05 shtator 2009

Espanyol paralajmron Realin

Real Madrid ndeshjen e radhës e luan kundër skuadrës së Espanyolit në udhëtim. Mbrojtësi i skuadrës nga Barcelona, Facundo Roncaglia është optimist lidhur me këtë sfidë. " Ne do të hyjmë në këtë ndeshje për një rezultat pozitiv, në mënyrë që të startojmë mirë në kampionat. Synimi ynë është që të luajmë mirë në mënyrën më të përshtatshme" deklaroi Roncaglia