05 shtator 2009

Benayoun: Reina më i miri

Mesfushori i Liverpoolit Yosi Benayoun mendon se Pepe Reina është portieri më i mirë në Premier ligën Angleze. " Javën e kaluar ai bëri një pritje madhore. Ai kurrë nuk dorëzohet. Për mendimin tim, Reina është portieri më i mirë në Premier ligën Angleze" u shpreh Benayoun