
JAVA 1 30/31.08.2008
Fiorentina - Juventus 1:1
Atalanta - Siena 1:0
Cagliari - Lazio 1:4
Catania - Genoa 1:0
Chievo - Reggina 2:1
Milan - Bologna 1:2
Roma - Napoli 1:1
Torino - Lecce 3:0
Sampdoria - Inter 1:1
Udinese - Palermo 3:1
TABELA:
1 Lazio 1 1 0 0 4 1 +3 3
2 Torino 1 1 0 0 3 0 +3 3
3 Udinese 1 1 0 0 3 1 +2 3
4 Atalanta 1 1 0 0 1 0 +1 3
5 Bologna 1 1 0 0 2 1 +1 3
6 Catania 1 1 0 0 1 0 +1 3
7 Chievo 1 1 0 0 2 1 +1 3
8 Fiorentina 1 0 1 0 1 1 0 1
9 Inter 1 0 1 0 1 1 0 1
10 Juventus 1 0 1 0 1 1 0 1
11 Napoli 1 0 1 0 1 1 0 1
12 Roma 1 0 1 0 1 1 0 1
13 Sampdoria 1 0 1 0 1 1 0 1
14 Genoa 1 0 0 1 0 1 -1 0
15 Milan 1 0 0 1 1 2 -1 0
16 Reggina 1 0 0 1 1 2 -1 0
17 Siena 1 0 0 1 0 1 -1 0
18 Palermo 1 0 0 1 1 3 -2 0
19 Cagliari 1 0 0 1 1 4 -3 0
20 Lecce 1 0 0 1 0 3 -3 0






Sezoni i ri për kapitenin e Juventusit starton me takimin Fiorentina-Juventus, sfidë e cila për Alesandro Del Piero mbart në vetvete shumë kujtime negative, si ato të një viti më parë, kur ai qëndronte në stol dhe nuk dukej aspak pjesë e projekteve të trajnerit Klaudio Raneri: “Padyshim që ajo periudhë nuk ishte aspak e lehtë për mua, – ka thënë Del Piero. – Të gjithë thoshin që nuk isha në formë, por pas disa javësh ndryshuan mendim. Besoj se ato që u thanë për mua më parë, vini nga shpirtligësia e njerëzve dhe se nuk ishin aspak të vërteta. Megjithatë, për mua fjalët nuk kanë shumë rëndësi. Përpiqem të jem gjithmonë gati dhe faktet kanë folur kurdoherë pozitivisht për mua. Aktualisht jam gati dhe kam një uri të madhe për të fituar sa më shumë me Juventusin”, ka përfunduar kapiteni bardhezi i Juventusit.
Trajneri i Juventusit, Klaudio Raneri, shfaqet tepër luftarak në javën e parë të kampionatit italian, ndërkohë që bardhezinjve të tij do t’i duhet të maten me Fiorentinën në Artemio Franki: “Po punojmë për të ndërtuar skuadrën anti-Inter, – ka thënë trajneri bardhezi. Për momentin po përgatitemi për të qenë në hapin e skuadrave më të forta të Evropës. Tani që kemi përmirësuar skuadrën, mund të luftojmë për të arritur sukses si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Jam i bindur që skuadra do ta fitojë ndeshjen me Fiorentinën, ndonëse nuk do jetë e lehtë”. Përsa i përket mungesës së sulmuesit David Trezege, i cili është dëmtuar, Ranieri ka shtuar: “Pas kësaj ndeshjeje do kemi dy javë pushim dhe është e kotë ta sforcojmë Davidin për takimin e së dielës”.


Mediat italiane, përcjellin lajmin se ekipi i Romës është afër angazhimit të sulmuesit të Torinos, David di Michele.Sipas mediave italiane, ekipi i Romës tashmë është në kontakt me drejtuesit e Torinos dhe ka pyetur për mundësinë e angazhimit të David Di Micheles.Ekipi nga kryeqyteti italian dëshiron ta angazhojë sulmuesin si huazim njëvjeçar, i cili në Olimpico do të arrinte si zëvendësim për Mauro Espositon.29-vjeçari Esposito ka kërkuar nga drejtuesit e Romës që të shitet, dhe pritet që gjatë vikendit të kalojë në njërën prej ekipeve të interesuara. Chievo, Siena, Reggina dhe Bologna janë destinacionet e mundshme të Espositos.





































