13 maj 2011

"Wenger na jepte doping" - A do të Largohet nga Arsenali?


Pol Merson ka rrëfyer së fundmi se merrte substance të panjohura gjatë kohës kur luante si futbollist i Arsenalit. Ish-lojtari i kombëtares angleze u shpreh se bëhej fjalë kur Venger sapo erdhi në "Highbury".

"Nganjëherë në pragun e ndeshjeve të mëdha, shkonim me pushime në Islington, ku një lëng me ngjyrë të verdhë na injektohej në krah. Unë nuk kam bërë ndonjëherë ndonjë pyetje. Që në momentin që beson tek trajneri, bën çdo gjë që ai të thotë".

"Në krahasim me substancat që kam marë gjatë jetës sime, nuk më bënte përshtypje ajo që na injektonin", vijoi Merson. Megjithatë një zëdhënës i Arsenalit, u shpreh: "Lëngu për të cilin flitej nuk kish asgjë të ndaluar. Ishte thjesht një përbërje vitaminash".

Por, Merson tregon se çdo gjë, varej nga Venger dhe se nganjëherë francezi u jepte edhe disa tableta me ngjyrë të errët. "Mbaj mend që para një ndeshje me Blekbërnin, ku duhet të godisnim penalltitë, ai u afrua dhe na dha nga një tabletë me ngjyrë të errët. Ishte kafetinë e pastër, e barazvlefshme me 10 kafe të forta. Pas disa çastesh zemra filloi të rrinte shumë shpejt, dhe më vonë u bëra lajmi i ditës si zakonisht".
/JUVENEWS.TK/