15 maj 2011

Lyon fton Juven: Bëni ofertë për Bastos


Juventusi duhet të hyjë në negociata me Lyonin dhe atë sa më shpejtë që është e mundur, nëse Bianconerët dëshirojnë ta transferojnë anësorin Michel Bastos.

“Ky është një tregim i cili po zhvillohet që një kohë të gjatë. Tentimet e para ishin vitin e kaluar kur Juve pyeti për Bastos. Por, ne nuk kemi qenë atëherë të gatshëm ta shesim. Tani na duhet kohë për të menduar për këtë. Ne duam të respektojmë kërkesat e lojtarit”.

“Një agjent, Oscar Damiani, ka folur me ne, por nuk kishte biseda zyrtare. Tani varet nga drejtori Marotta që të na telefonojë. Por, tek e fundit, Bastos mund edhe të qëndrojë”, ka thënë presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas për Tuttosport.
/JUVENEWS.TK/