Trajneri i Fulhamit, Roy Hodgson, është krenar me lojtarët e tij pas fitores së djeshme prej 3-1 ndaj Liverpoolit.
“U desh të punojmë shumë për t’i mbajtur ata larg portës. Ata kishin posedim më të madh se ne dhe në një moment nuk e pashë se ne mund t’i ndalonim. Por ne iu afruam në pjesën e dytë. Filluam të krijojmë shanse dhe i shfrytëzuam disa prej tyre. Po bëhemi një ekip më i mirë”, ka thënë Hodgson.
Ai po ashtu nuk ka dhënë kurrfarë simpatie për Benitez. “Vetëm i dëshiroj fat të mërkurën”, ka shtuar anglezi.
Liverpooli ka një sfidë tjetër të vështirë këtë mesjavë kur udhëton te Lyoni në kuadër të Ligës së Kampionëve. Takimin e parë të zhvilluar në Anfield, Të Kuqtë e humbën me rezultat 2-1.