Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain është i ngazëllyer që ka shënuar në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Getafes.
Pas tre humbjeve në katër takime, Higuain shënoi të dy golat e fitores së Realit, që lehtësoi presionin e menaxherit Manuel Pellegrini.
“Ishte një javë e vështirë me të gjithë ato kritika që dëgjuam. Sot treguam se jemi luftëtar në këtë ligë. Kjo varet nga ne. Ne jemi në Ligën e Kampionëve dhe Kupa është ca e vështirë, por e realizueshme. Kemi një ekip për të fituar”, ka thënë Higuain.
“Personalisht jam shumë i kënaqur. Ende nuk jam 100% i gatshëm por jam duke arritur atje”, ka shtuar argjentinasi./