Ishte 1 nëntori i 30-të viteve më parë, 1979. Silvio Berluskoni e Adriano Galiani filluan bashkëpunimin e tyre me një darkë pune. Në fillim në aspektin biznesit, pastaj, thuajse duke përjetuar në simbiozë, përfshihen në botën e futbollit dhe Adriano Galiani “ngatërrohet” me pasionin e tij më të madh: “Berluskoni më ndryshoi jetën 30 vjet më parë, - tregon administratori i deleguar i Milanit. - Blerja e Milanit? Kujtoj që e kishte shënjestruar në të gjitha aspektet. Ai e vendosi ta blejë kur ishte në avion, duke u kthyer nga San Moritz.
Sapo zbritëm më ngarkoi detyrën të ndjek Milanin e ri”. Galiani e kujton akoma epokën post-Liedholm dhe atë post-Saki: “Për zëvendësimin e Liedholmit synuam te Trapatoni, por ai ia kishte dhënë fjalën Interit. Kështu spikati Eriksoni. Por Berluskoni kishte një ide të shpejtë, - vazhdon Galiani. - Duke parë miqësoren Parma-Milan, adhuruam lojën e bukur të skuadrës së Sakit. Që aty lindi ideja për t’ia besuar Milanin një debutuesi. Kapelo? Ishte një tjetër intuitë e Berluskonit”. Një marrëdhënie pra “miqësie dhe pune”. “Por akoma i drejtohemi njëri-tjetrit me “ju”, është e drejtë të respektohen rolet dhe ai është presidenti. Unë shpresoj me gjithë zemër të qëndroj me të edhe për 30 vjet të tjera”.