02 nëntor 2009

Ciro Ferrara: Humbja ndaj Napolit ishte si një grusht në fytyrë

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara ende është i prekur pas humbjes së ekipit të tij ngase ai kishte epërsi prej dy golave mirëpo më pas ata pranuan tre gola,të cilët vendosën fitoren e Napolit.

Juventus ishte më i mirë fushë për 55 minuta,mirëpo dy golat e Marek Hamsik dhe finalizimi i Jesus Datolo për golin e tretë ishte frymëzim për ekipin e Mazzarrit.

Napoli e meritoi fitoren sipas bilancit të lojës por Italiani nuk mund të tregojë ndonjë arsye pas kapitulimit në këtë natë.

“Rrezikuam disa herë përmes kornerit.Vështirë të analizohet kjo lojë,por ne do ta bëjmë”,u shpreh Ciro Ferrara.

“Neve na u rrezikua porta dhe nuk mund të kuptoj se çfarë ndodhi.Nuk isha i lumtur në zhveshtore dhe nuk mund të flas për këtë”.

“Do ta marrim këtë si grusht në fytyrë.Vërtet na lëndon shumë.Dëshironim ta fitonim lojën dhe humbëm për fajin tone”.