Pas një viti duke mos shënuar gol, shumica e kohës së humbur për shkak të lëndimit, sulmuesi i Milanit Marco Boriello shënoi dy herë në ndeshjen të cilën Milan e fitoi kundër Parmës me rezultat 2 me 0 në San Siro.
“ Ishte një natë e mirë për mua dhe Milanin. Jam duke bërë mirë, periudha e erët ka kaluar, nuk më pritet deri të martën.”
“ Unë ende nuk jam 100 % gati. E ndjej në këmbët e mia, mund të jap më shumë. Pas pushimit, mendoj se do të jem në formën më të mirë. Tani, gjërat për mua po shkojnë kah e mbara.”
“ Unë isha gati që ta lë futbollin pasi që po të mos e bëja operacionin në muskul do të ishte e vështirë të vazhdoja. Kështu unë i falënderohem professor Castelaccit, që më operoi me sukses. Tani jam këtu duke u kënaqur me këtë natë.” deklaroi pas ndeshjes Boriello
Milan tani është në vendin e katërt me 19 pikë. Rossonerët ndeshjen tjetër e kanë të martën kundër Real Madridit në kuadër të Champions League në San Siro.