Xavi: Të fitojmë në Bernabeu
Finalja e ligës së kampionëve këtë edicion luhet në stadiumin historik Santiago Bernabeu, dhe për mesfushorin e Barcelonës Xavi Hernandez, kjo nuk përbën ndonjë pengesë." Ne vijmë pas një viti ku fituam gjithçka, por kjo nuk do të thotë që ne do të ulemi dhe do të pushojmë. Përkundrazi ne jemi një skuadër e cila lufton në çdo kompeticion dhe kërkojmë që të arrijmë rekordin e fitimit të ligës së kampionëve për dy vite rradhazi" theksoi Xavi, për website zyrtarë të UEFA-s.