01 shtator 2009

Valdano tregon prapaskenat

Drejtori gjeneral i Real Madridit Jorge Valdano ka folur rreth Arjen Robbenit dhe Wesley Sneijder. " Pas ardhjes së Ronaldo për Robbenin nuk kishte më vend në këtë skuadër. Më pas na telefonoi babai i tij i cili na tha se ne duhet t'i pranojmë ofertat e skuadrave të cilat janë të interesuara për të. Sa i përket Sneijderit, edhe ky u rrezikua pas ardhjes së Kaka. Ai dëshironte që të qëndronte por mundësitë ishin të pakta" deklaroi Jorge Valdano