Luciano Spalletti ka hequr dorë nga të qenit trajner i Romës, ndërsa konfirmimin e ka bërë me një deklaratë të shkurtër për "Sky Sport Italia".
“Kam dhënë dorëheqjen time dhe Roma e pranoi menjëherë”, ka thënë Spalletti.
Këto komente Spalletti i ka bërë pas takimit me presidenten Rosella Sensi dhe drejtorin Daniele Prade.
Ndërkohë, më herët drejtuesit e Romës janë takuar me Claudio Ranierin, i cili pritet ta zë vendin e Spallettit.