Ajet Shehu ka kaluar te skuadra Cheltenham Town. Mbrojtësi kosovar është transferuar këto ditë nga Tottenham Hotspur te klubi nga League Two (liga e katërt angleze), por ende nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës së 18 vjeçarit.Madje Shehu ka debutuar për ekipin e tij të ri Cheltenham Town. Futbollisti kosovar luajti gjatë gjithë ndeshjes miqësore të rezervave të këtij klubi kundër Reading, e cila u zhvillua të martën paradite.
Trajneri i Cheltenham Town, Martin Allen, u ndie i kënaqur me paraqitjen e mbrojtësit kosovar, i cili nuk luante qe një kohë. “Ajeti ka nevojë edhe për një lojë, pasi nuk ka luajtur qe një kohë. Mirëpo, ai pati një 90 minutësh të mirë”, theksoi Allen për mediat angleze.
Shehu kishte tri paraqitje me akademinë e Tottenham në sezonin 2007-08. Ai pati dy paraqitje me klubin U18 të Tottenham, ndërsa më parë, në sezonin 2006-07, ishte pjesë e U16 të Spurs.