23 shtator 2009

Schalke eliminoi Bochumin e Mavrajt

Skuadra e futbollit Schalke nuk njeh rivalë edhe jashtë fushës së saj. Ata në ndeshjen e kupës së Gjermanisë e shkatërruan me rezultat bindës 3:0 skuadrën e Bochumit në shtëpi të veten. Futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj, është aktivizuar 90 minuta në ndeshje, por ishin të pasuksesshëm që ta sfidojnë Schalken e fuqishme. Schalke në minutën e 9-të paralajmëroi se kishte ardhur për fitore me golin e shënuar nga futbollisti i spikatur, H.Westermann. Në minutën e 56-të, Schalke e dyfishoi rezultatin me golin e H.Altintop. Futbollisti Fuchs me autogolin e shënuar në minutën e 75-të, përmbysi të gjitha gjasat e Bochumit që të kthehen në lojë. Bochum eliminohet, kurse Schalke shkon edhe më tutje.