Mesfushori francez Frank Ribery, ka mohuar se tashmë ka një marrëveshje në mes të Real Madridit dhe Bayern Munichut për një transferim të tij te klubi mbretëror në verën e ardhshme, megjithatë nuk e fsheh dëshiron për të luajtur në Spanjë.
“Marrëveshje në mes të Bayern dhe Real Madrid? Jo, e mohoj këtë. Kjo është gënjeshtër. Absolutisht nuk ka kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Ribery në një intervistë për France Football.
“Personat zyrtarë të Bayernit nuk më kanë ofruar vazhdim të kontratës. Ndoshta mund të bisedojmë. Kurrë nuk i kam mbyllur dyert për askënd. Dëshira ime është të transferohem në Spanjë. Një ditë do të luaj në Primera Division”, ka shtuar francezi.