Ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është pranë marrjes së timonit të Romës duke zëvendësuar trajnerin aktual Luciano Spalletti.
“Sky Sport Italia” njofton se Ranieri ka udhëtuar në kryeqytetin italian këtë mëngjes dhe është takuar me presidenten e Romës, Rosella Sensi dhe drejtorin Daniele Prade
Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë, ndërsa drejtuesit romakë ia kanë ofruar Ranierit punën e Spallettit.
Sot pritet që drejtuesit e Romës të takohen edhe me trajnerin Spalletti për të arritur një marrëveshje për shfuqizimin e kontratës.
Sipas “Sky Sport”, gjithçka është pranë finalizimit dhe pasditen e sotme pritet të bëhet edhe konfirmimi zyrtar i zëvendësimit të Spallettit me Ranierin.