23 shtator 2009

Pellegrini: Reali nuk ka nevojë për kohë

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini nuk mendon se ekipi i tij ka nevojë për kohë për t’u stabilizuar dhe beson se ata tashmë dominojnë në ndeshje dhe luajnë në mënyrën siç ai dëshiron të luajnë.
56-vjeçari morri drejtimin e klubit mbretëror gjatë kësaj vere dhe mendon se ai i ka rregulluar dëshirat e tij taktiket që gjatë para-sezonit dhe tash punon vetëm në gdhendjen e tyre.
“Nuk është më çështje kohe. Para-sezoni ishte koha kur ne kishim nevojë të dizajnojmë një ekip garues për ligën dhe një ekip të aftë për të fituar. Kjo nuk ka qenë problem në tre ose katër ndeshjet e fundit”, ka thënë Pellegrini.
“Mund të ketë kritika për mungesën e shënimeve ose lojën e mirë. Por nuk mendoj se kemi luajtur dobët kundër Xerez. Casillas nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi, vetëm se nuk e kishim posedimin e topit”, ka shtuar mes tjerash kiliani.