24 shtator 2009

Pellegrini: Nuk ishim në rrugë të mirë

Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini pas fitores kundër Villarealit deklaroi '' Ne nuk ishim në rrugë të mirë, por mendoj se fitorja është e rëndësishme. Ne pasi që shënuam golat ia dolëm që të ruajmë rezultatin. Mendojë se patëm një mbrojtje të mirë, dhe luajtëm një lojë pak më të mirë se ndeshjet tjera'' u shprehë Pellegrini