24 shtator 2009

Messi: Argjentina do të kualifikohet në Botëror

Argjentina e ka shumë të vështirë që të sigurojë një vend për në Kampionatin e ardhshëm Botëror, mirëpo Lionel Messi thotë se kombëtarja e tij do të jetë në Afrikën e Jugut.
“Argjentina do të kualifikohet. Kjo është ajo që dëshirojmë më së shumti dhe do të luftojmë për ta arritur”.
“Do të mundohem ta përmirësoj lojën time te Argjentina, sepse nuk është njësoj sikurse këtu (te Barcelona)... Do ta bëj këtë në mënyrë të qetë”, ka thënë lojtari më i mirë në botë, i cili kohëve të fundit është kritikuar se nuk luan me përfaqësuesen ashtu sikurse luan me Blaugranët.