25 shtator 2009

Lucio: Juve është rivali ynë për skudeton

Mbrojtësi brazilian Lucio ka thënë se Juventusi është rivali kryesor i Interit në garën për skudeton, por se fokusi i nerazurëve do të jetë edhe në Ligën e Kampionëve.

Lucio shënoi gol në fitoren 3-1 ndaj Napolit, derisa Juventusi dje vetëm barazoi me rezultat 2-2 në fushë të Genoas.

“Kishim një fillim të mirë të sezonit, por mund të ishte edhe më i mirë. Tashmë jam i lumtur në Inter. Duhet të vazhdojmë të jemi të fokusuar, pasi para nesh ka shumë takime dhe është e nevojshme të luajmë mirë, për të arritur te rezultati i dëshiruar”, ka thënë Lucio.

“Juventusi është një ekip që ka kualitet të shkëlqyeshme, edhe krahas asaj që ka shumë ndeshje deri në fund, pa dyshim ata do të jenë rivalë për skudeton”, ka shtuar braziliani.