Humbja nga Udinese e ka futur edhe më shumë në krizë skuadrën e Milanit. Pas gjithë kësaj trajneri i Milanit Leonardo nuk mendon se skuadra e tij është në presion të madh." Në këtë ndeshje e kemi merituar një barazim por jo humbjen. Tifozët duhet të kenë ende besim te skuadra jonë. Kjo humbje ishte e rëndë por ne duhet që të kemi edhe më shumë mbështetje nga tifozët e Milanit" deklaroi Leonardo.