23 shtator 2009

Ibra mund të mungojë kundër Malagas

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Malagas, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e të martës mbrëma në El Sardinero kundër Racing Santander.
Boshnjaku me pasaportë suedeze ka lënduar nyjën në ndeshjen të cilën Barca e fitoi me rezultat 4-1, prandaj ka nevojë për pushim, ashtu që të shërohet lëndimi i tij.
Sipas faqes zyrtare të Blaugranëve, Ibra do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtutjeshme, dhe pastaj ekipi mjekësor do të vendosë nëse do ta lejojë që të luajë të shtunën mbrëma në La Rosaleda kundër Malagas.