Guardiolla: Nuk jemi vetëm ne për titull
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiolla nuk është i kënaqur me krahasimet që janë duke u bërë se vetëm Barcelona dhe Real Madridi janë në garë për titull. Ai deklaroi '' Nuk besojë që për titull do të jenë vetëm Barcelona dhe Real Madridi. Tani ne jemi në formë të mirë, sepse kemi fituar të gjitha ndeshjet. Çdo skuadër punon disa orë më shumë që të mund të arrijë sukses. Unë dëshirojë që skuadra ime të tregojë në çdo ndeshje performancë të lartë. Ne nuk kemi ndryshuar asgjë nga sezoni i kaluar, ne do të vazhdojmë me të njëjta gjëra'' u shprehë Guardiolla