Skuadra e Gjilanit është duke vazhduar me përforcimet e reja. Gjilani pati një start të dobët, por pas barazimit në Prizeren dhe një loje shumë të mirë, si duket drejtuesëve të klubit iu kanë rikthyer shpresat. Gjilani ka transferuar edhe Mensur Idrizin nga Ferizaji i cili pritet që të luajë në ndeshjen e kundër Kosovës së Vushtrisë e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan