23 shtator 2009

Gilla mungon kundër Liverpoolit

Sulmuesi i Fiorentinas, Alberto Gilardino, është dënuar me dy ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve për shkak të ‘sjelljes së dhunshme’.
Gilla u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Lyonit në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa për shkak të sjelljes së tij ndaj Jeremy Toulalan, do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës.
Kështu, sulmuesi italian do të mungojë në dy ndeshjet vendimtare, kundër Liverpoolit në javën e ardhshme dhe kundër Debrecenit dy javë më pas.