22 shtator 2009

Fletcher i befasuar nga Giggs

Darren Fletcher mendon se Ryan Giggs është ripërtrirë te skuadra e Manchester Unitedit. Sipas Fletcherit, Giggs po e dëshmon se është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave." Ai krijon raste gjithë kohën. Në ndeshjen me Manchester Cityn ai bëri tri asistime, të cilat askush nga ne nuk mund t'i bënte. Ai është ripërtrirë tashmë" deklaroi Fletcher.Gjithashtu Skocezi foli edhe për Cristiano Ronaldon, duke thënë se Man Utd ka ndryshuar për të mirë pas largimit të tij.