23 shtator 2009

Eto’o: Balotelli mund të bëhet më i miri

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se bashkëlojtari i tij Mario Balotelli mund të bëhet njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.
SuperMario shpesh kritikohet për temperamentin dhe sjelljet e tij, mirëpo kamerunasi thotë se nëse ai i dëgjon fjalët që i thuhen shumë shpejt mund të arrijë në majat e futbollit.
“Gjithmonë i jap Marios këshilla të mira. Të gjithë i dinë kualitetet e tij. Ai ka talent të pastër për moshën që ka, dhe unë mendoj se mund të bëhet nga më të mirët pas vetëm disa vitesh. Gjithçka varet nga ai nëse do të jetë i suksesshëm”, ka thënë Eto’o për “La Gazzetta Dello Sport”.