25 shtator 2009

Cassano: Duhej të zgjidhja Juventusin

Sulmuesi italian Antonio Cassano, thotë se para nëntë vitesh ka bërë gabim të madh kur ka vendosur të transferohet te Roma dhe ka shtuar se karriera e tij do të ishte shumë më e mirë nëse ai do të transferohej në Juventus.

“Nëse para nënë vitesh në vend të Romës do të kaloja në Juventus, do të shënoja shumë më shumë.... Flas për futbollin dhe sjelljen, pa dyshim do të kisha fituar më shumë”, ka thënë Cassano për Gazzeta dello Sport.

“Karakteri im do të ishte i njëjtë, por në Juventus do të gjeja një ambient më të mirë. Atëherë gabova shumë”, ka shtuar italiani.