Liverpooli nuk e ka filluar siç duhej sezonin 2009/2010 duke arkëtuar vetëm gjashtë pikë në katër ndeshje, megjithatë Jamie Carragher vazhdon të shpresojë për titullin e Ligës Premier duke qenë se ky është vetëm fillimi i sezonit.“Aty janë edhe disa skuadra të tjera të cilat mund të përfshihen në top-katërshin këtë vit- por jo në dëm tonin”.
“Por ne nuk jemi duke menduar për diçka të këtillë, ne po mendojmë vetëm për titullin dhe jo për vendin e katërt”, ka thënë Carragher për faqen zyrtare të Liverpoolit.