Kishin kaluar gjashtë muaj dhe Erjon Bogdani nuk kishte shënuar në kampionatin Italian. Por në ndeshjen e fundit me Kievon ai ishte njëri ndër futbollistët më të mirë ku 32 vjeçari shënoi edhe njërin nga golat. Bogdani i cili u transferua te Kievo në vitin 2007 për 3 milionë euro, pas gjithë kësaj deklaroi se ky gol i tij i shënuar kundër Genoas, do të shërbejë shumë që në ndeshjet e ardhshme të jetë edhe më i mirë.