Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur për përfaqësuesen e Italisë.“Shpresoj të jem në Afrikën e Jugut. Nëse ftesa vjen, do të isha i nderuar ta veshja fanellën e Azzurëve”.
“Kam zgjedhur Italinë para Brazilit, sepse në aspektin futbollistik unë jam rritur këtu”, është shprehur 29-vjeçari për stacionin televiziv Rai.