09 shtator 2010

Kielini: Jam i qetë për rinovimin

“I kam thënë Kasanos se duhej ta kisha mbyllur ndeshjen duke i dhënë një goditje për të mos e patur kundër të dielën. Na pret një ndeshje e vështirë, kundër një super sulmi të formuar nga Pacini dhe Antonio, por duam të ringrihemi pas humbjes në Bari dhe të marrim fitoren e parë para tifozëve tanë”, ka thënë mbrojtësi i Juves Xhiorxhio Kielini.

“Shpresoj ta çoj entuziazmin që kam gjetur te kombëtaria edhe te Juventusi”, ka shtuar lojtari bardhezi, tashmë shumë afër rinovimit të kontratës me klubin torinez: “Jam shumë qetë në lidhje me rinovimin e kontratës me Juventusin. Kur dy palë duan të njëjtën gjë, nuk shikoj asnjë problem”, ka thënë ai.