Pas Diegos edhe Sisoko mund të transferohet në Bundesligë. Destinacioni është gjithmonë i njëjtë: Volfsburgu. Eshtë folur për këtë në një darkë midis drejtuesve të dy klubeve. Nëntë milion euro është oferta e klubit gjerman, Juvja kërkon 12. Një diferncë jo shumë e madhe. Pasi ka dështuar në gusht, transferimi mund të vijë në janar. Gjatë negociatave do të flitet edhe për Dzekon.
Në fakt, sulmuesi boshnjak nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të shkuar në Torino. Mesfushori malian i Juves në letër duhet të ketë vështirësi për të gjetur hapsira në formacionin e Del Nerit. Strategjia e Marotës është e qartë: të mbushë arkat e klubit.