20 shtator 2010

Felipe Melo, më në fund paqe me tifozët

Dalëngadalë, mesfushori brazilian po rifiton mbështetjen e tifozëve falë lojës së mirë me Juventusin në këtë fillimsezoni.

“Jam vërtet shumë i lumtur nga mbështetja e tifozëve. U bë kaq kohë që nuk merrja duartrokitje dhe vlerësim nga publiku im”, u shpreh mesfushori pas ndeshjes së fituar 4-0 në fushën e Udinezes.

“Megjithëse pozicioni në klasifikim ende nuk është ai që duam, mendoj se në këtë sezon mund të bëjmë më mirë se në të kaluarin”, shtoi Melo.