13 shtator 2010

Serie A: Ekipi më i mirë i javës së dytë

Ndryshe nga java e parë kur dominonin lojtarët e Milanit, këtë javë në formacionin më të mirë nuk ka asnjë lojtar Rosoner.

Antonio Cassano rreshtohet në sulmin e javës pas paraqitjes së shkëlqyeshme në barazimin 3-3 të Sampdorias ndaj Juventusit, derisa shoqërohet nga sulmuesi i Cesena, Emanuele Giaccherini dhe ai Lazios, Tommaso Rocchi.

Në vazhdim më të mirët e javës së dytë në Serie A:

Portier: Matteo Sereni (Brescia)

Mbrojtës: Luca Ceccarelli (Cesena); Davide Astori (Cagliari); Paolo Cannavaro (Napoli); Javier Zanetti (Inter)

Mesfushorë: Milos Krasic (Juventus); Hernanes (Lazio); Daniele Conti (Cagliari)

Sulmues: Emanuele Giaccherini (Cesena); Tommaso Rocchi (Lazio); Antonio Cassano (Sampdoria).