19 shtator 2010
Iaquinta: Ai reagim pas golit? ata me fyen nenen
Iakuinta flet permes mikrofonit te Sky, duke komentuar keshtu reagimin e tij pas golit te shenuar ndaj atyre qe dikur ishin fansat e tij per 6 vite. “Dhe vitin e kaluar me kane fyer per gjate 90 minutave dhe une nuk kam reaguar. Sapo isha futur ne fushe, ata filluan te ma fyejne nenen time dhe une nuk mund ta kontrollja veten. Nuk e kuptoj perse tani qe jam ne Juve, cdo here qe luaj ne Friulli ata me fishkellojne. Kam bere gjera te rendesishme per kete shoqeri dhe ma kthejne ne kete menyre. Jam instinktiv dhe prape se prape dua te theksoj se pendohem per ate qe kam bere. Iu kerkoj falje te gjithve por dhe une jam qenie njerezore.”