Në Itali flitet se dy skuadra të mëdha, Milan dhe Juventus, janë vënë në ndekje të mbrojtësit të Romës dhe kombëtares frenceze, Philipe Mexes.
Në mediat Italiane kohëve të fundit flitet se dy skuadra të mëdha, Milan dhe Juventus, janë vënë në ndekje të mbrojtësit të Romës dhe kombëtares frenceze, Philipe Mexes. Mediat në Itali bëjnë të ditur se lojtari nuk ka dashur që ta vazhdoj kontratën me skuadrën Romake, Mexes si në heshtje kishte kritikuar ardhjen e Burdisso-s në Romë, pas kësaj ai me dëshir do të largohej.
Afati kalimtar i janarit do të ishte mundësia më e mirë për të levizur, sepse kontrata i kalon vitin e ardhshëm. Milan dhe Juventusi tashmë janë në garë për shërbimet e tij, ndërsa i mbetet Mexesit të vendos për të ardhmen e tij.