Vinovo, 18 shtator – Nje dite me pas, kokeulur dhe duke punuar. Pa ikur nga realiteti dhe me humor te mire, qe sherben per ta kthyer moralin. E ndaluar nga Lech Poznan me rezultatin 3-3, Juve rikthehet ne training ne mengjesin e hershem, te ndare ne grupe dhe duke punuar me mendjen ne Udineze.
Lajme te mira dhe te keqija nga qendra sportive e Zebres. Ne nderkohe, Amauri eshte ne dispozicion per sfiden e dites se neserme dhe reparti i sulmit tashme eshte i kompletuar. Pastaj, ne mesfushe shihet nje Marchisio cdo here e me i mire dhe Aquilani ne kerkim te formes se tij me te mire. Perkunder ketyre lajmeve te mira, Del Neri humbet De Ceglien, ashtu si “pritej”. Nga testet e bera, verehet nje terheqje muskuli ne kemben e tij te djathte, e qe nuk mund te sherohet para 15 diteve.
Buzeqesh Amauri, qe tashme ka filluar stervitjen me pjesen tjeter te skuadres. Se pari, me disa teste akrobatike, me krose te bera nga Salihamidzic dhe Grosso. Amauri se bashku me Quagliarellan, i cili dukej i pushuar dhe i motivuar, nje test nga dyshja e se ardhmes, dyshe ideale. Fabio flet per Juventus Channel: “Te vish ne nje klub te madh si ky eshte gjeja me e bukur qe mund te te ndodh. Tani shpresoj qe te mund ta shpaguaj besimin e dhene. Kam gjetur nje grup te mrekullueshem, te krijuar nga shume lojtare te rinje, te motivuar nga deshira qe te tregojne veten. Del Neri? Ai e di se cfare do, pastaj, na perkete neve qe t’i aplikojme idete e tij ne fushe. Duhet te permiresohemi ne cdo gje dhe poashtu rezultatet do te na ndihmojne shume ne kete aspekt. Na mjafton nje fitore, ne menyre qe te gjejme rrugen e duhur. Sfida kunder Udinezes eshte shume e vecante per mua, i kam kaluar 2 vite shume te bukura atje. Na mjafton ta shikojme ate Juve ne pjesen e dyte kunder Sampdorias dhe Lech Poznan-it, dhe poashtu nuk duhet ta nencmojme Udinezen dhe pse ka zero pike. Une i njoh ata shume mire dhe e di qe luajne mire kunder skuadrave te medha. Neve na duhet grinta dhe perkushtimi qe te dalim mire nga kjo ndeshje.”