Juventusi dhe Interi do të kenë një tjetër “përballje”, këtë radhë për mesfushorin e Udineses, Gokhan Inler.
Zikaltrit ishin pranë transferimit të zviceranit gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo presidenti i Udines, Giampaolo Pozzo, në fund e refuzoi ofertën.
Sidoqoftë, Inler do të jetë sërish në shënjestër të dy skuadrave të mëdha italiane, Inter dhe Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër pritet ta shesë Mohammed Sissokon te Wolfsburgu, ndërsa trajneri Luigi Del Neri planifikon ta zëvendësojë atë me Inlerin.