Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se qëllimi primar këtë sezon për Biankonerët do të jetë përfundimi në pozitën e katërt.
Juventusi e ka filluar dobët sezonin e ri, duke u mposhtur nga Bari dhe duke barazuar këtë vikend ndaj Sampdorias.
“Do të duhet kohë dhe durim pasi nuk mund të krijoni një ekip për vetëm dy muaj. Por ne duhet të kemi mentalitetin e duhur. Duhet të shmangim golat, por shënimi është një shenjë se ne po bëjmë diçka të duhur. Gjashtë lojtarë të cilët luajtën kundër Sampdorias janë të rinj andaj ne ende jemi në fazën e zhvillimit.
“Është herët të themi se nuk jemi një ekip që lufton për Skudeton, por nuk duhet t’i shëtisim fansat. Objektivi ynë këtë sezon është një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Për të bërë parashikime për ligën, duhen edhe pesë ose shtatë javë tjera. Ne jemi të obliguar të arrijmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Marotta.