16 shtator 2010

EL, Juventusi ndryshime në formacion

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, do të bëjë disa ndryshime në njëmbëdhjetëshin e parë në takimin e Europa League kundër Lech Poznan.

Sipas Tuttosport, portieri Marco Storari do të pushojë për t’i dhënë shans Alex Manningerit, derisa pritet që mbrojtësi Nicola Legrottaglie të bëjë paraqitjen e parë këtë sezon.

Derisa Mohammend Sissoko, Zdenek Grygera dhe Davide Lanzafame do të shfaqen në fushë, Fabio Quagliarella dhe Amauri nuk do të jenë aty.

Kjo do të thotë se Del Neri në sulm të luajë me dyshen Alessandro Del Piero dhe Vincenzo Iaquinta.