20 shtator 2010

Serie A – Formacioni më i mirë i javës së tretë

Java e tretë në Kampionatin italian, Serie A, kaloi në shenjë të fitores së lartë të Juventusit ndaj Udineses dhe të barazimit turpërues të Milanit në shtëpi ndaj Catanias.

Kampioni aktual i Italisë, Inter, u tregua solid dhe mposhti Palermon në Renzo Barbera, përderisa Erion Bogdani shënoi përsëri në Serie A, kësaj radhe në fitoren minimale të Cesenas. Roma përsëri nuk fitoi, pasi që nuk arriti të mbajë epërsinë ndaj një Bologna në Olimpico të Romes..

Portier: Antonio Rosati (Lecce)

Mbrojtësit:
Leonardo Bonucci (Juventus), Steve von Bergen (Cesena), Walter Samuel (Inter).

Mesfushorët:
Milos Krasic (Juventus), Claudio Marchisio (Juventus), Walter Gargano (Napoli), Stefano Mauri (Lazio).

Sulmuesit: Erion Bogdani (Cesena), Marco Di Vaio (Bologna), Samuel Eto’o (Inter).