Juventusi është gati të bëjë ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, gjatë afatit kalimtar të janarit- njoftojnë mediat italiane.
Zonja e Vjetër dëshiron të forcojë më shumë sulmin pas largimit të David Trezeguet dhe Diego, ndërsa lëndimet e shpeshta të Vincenzo Iaquintas e kanë bërë drejtorin sportiv Giuseppe Marotta që të mendojë për tjetër sulmues.
Sipas Corriere dello Sport, francezi konsiderohet si zgjidhje e duhur për sulmin bardhezi, mirëpo vështirë se Jose Mourinho do ta lirojë 22-vjeçarin të largohet nga Bernabeu.