Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka shprehur zhgënjimin e tij pas barazimit 3-3 ndaj Lech Poznan në ndeshjen e parë të sezonit në Europa Legue.
Ekipi i tij ishte në disavantazh 2-0 në Torino, para se dy gola të Chiellinit të barazojnë rezultatin dhe një gol tjetër nga Alessandro Del Piero t’ia japë avantazhin ekipit vendas. Megjithatë mysafirët shënuan edhe një gol të vonshëm, kur sulmuesi Rudnevs kompletoi hat-trick në minutën e 92-të, për të befasuar ekipin italian.
Është turp për atë gol në fund, por asnjëri prej nesh nuk mundi vërtetë të bëjë më shumë rreth tij. A jam i kënaqur me dy golat e mi? Krahasuar me rezultatin, kjo as nuk është gjëja e dytë më e rëndësishme sonte, por e treta”, ka thënë Chiellini.