
Dy ekipet me formë të kundërta. Juventus erdhi nga fitorja kundër Udinese-së 4-0, kurse Palermo dëshiron ti përmirsojë gjërat nga humbja e tyre kundër Interit në shtëpi 2-1.
Dhe Schillaci beson se pala e Delio Rossit mund ta mbajnë vetën në Olimpico.
“Sigurisht, Juventus janë favoritë, por pozita e Palermos në ligë nuk e pasqyron ecurinë e tyre,” tha Schillaci
“Megjithatë, disa lojtarë janë më të motivuar se sa kur luajnë me ndonjë ekip të dobët.
“Unë mendoj se kjo do të jetë një ndeshje e hapur. Palermo vijnë nga një rezultat negativ, por unë mendoj se Bianconerët janë të thyeshëm.