Milos Krasic thotë se ai tashmë ka filluar të ambientohet me klubin e tij të ri, Juventusin.
Ish-mesfushori i CSKA Moskës bëri një paraqitje të shkëlqyeshme përfshirë dy asistime për Juventusin, në fitoren 4-0 kundër Udinese dhe beson se tashmë ai po përshtatet në Torino.
“Vazhdoj të zhvillohem në ambientin tim të ri në Itali dhe jam i lumtur që kam bërë një performancë të tillë. Mendoj se ishte e mrekullueshme, super. Ne kemi zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme. Pas golit të parë, e kishim më të lehtë dhe ndeshja shkoi në kahen e duhur”, ka thënë Krasic për Gazzetta dello Sport. /