Trajneri i Juventus-it Gigi del Neri është i nervozuar me lojtarët e tij pas barazimit 3-3 mbrëmë në Europa League kundër Lech Pozan.
Ishte barazimi i tyre i dytë, pasi që ata barazuan kundër Sampdoria-së në fundjavë.
“Ky rezultat duhet të na bëjë të shikojmë vetën tonë.” tha Trajneri del Neri.
“Ne u kthyem nga rrethana të vështira, pastaj ne humbëm kur ne kemi pas për qëllim ta kontrollojmë lojën. Ne u përpoqëm shumë ta shënojmë golin e tretë, prandaj ne u lodhëm, kështu që ne duhet ta kishim ulur tempon.
“Një golë i vonshëm mund të realizohet, sidomos si Leh që shënoi një golë të klasit botëror.
“Problemet janë gjithmonë të njëjta: mungesa e përqendrimit dhe besimi në atë që ne jemi duke bërë në fushë. Sot unë nuk pashë cilësinë e kundërshtarëvë tanë, por gabimet tona.
“Kur ju bëni gabim në Europa League, ju paguani një çmim të rëndë. Është e çuditshme, sepse portierët kanë bërë shumë lëvizje (mbrojtje) në këto ndeshje.
“Ne duhet të punojmë në etikën e ekipit dhe të mësojmë të jemi më klinik. Ne luftojmë për ta mbajtur tempon për 90 minuta dhe duhet të punojmë në përqëndrimin tonë.”