13 shtator 2010

Juve, në janar mund të vijë Benzema

Me dëmtimin e Iakuintës dhe largimin e Trezegesë në Spanjë, Juventusi ka nevojë për një sulmues përkrah Amaurit, Del Pieros apo Kualiarelës.

Emri që qarkullon më tepër është ai i Karim Benzemas, sulmuesi francez i Realit të Madridit. Duke qenë se Hoze Mourinjo parapëlqen Gonzalo Higuainin në sulm, Benzema vështirë se do të ketë shumë hapësira në formacionin “galaktik”.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “As”, Juventusi është shumë i interesuar për sulmuesin francez dhe operacioni mund të përfundojë me sukses në janar. Gazeta shkruan gjithashtu se përveç bardhezinjve, për lojtarin janë të interesuar edhe Liverpuli e Mançester Junajtid.