Mesfushori italian është shprehur entuziast për aventurën e re me bardhezinjtë
“Impakti me Torinon? I bukur. Edhe klima më pëlqen, edhe sepse në krahasim me Liverpulin… Më pas është një qytet shumë i bukur, nuk e prisja kështu, ka qenë një surprizë e bukur. Impakti me Juve? Nuk ka qenë një surprizë. Qytetin nuk e njihja, por Juvja është Juvja, pikërisht siç e imagjinon nga jashtë, një nga klubet më të rëndësishëm në botë”.
Ka mbetur pothuajse i magjepsuar nga ngjyrat bardhezi, Alberto Akuilani, një nga blerjet e reja të skuadrës së Del Nerit. Edhe pse gjërat tek Liverpuli nuk shkonin aspak keq: “Si ka shkuar transferimi? Ka qenë një gjë e shpejtë. Një ditë kam folur me Hodgson dhe kemi diskutuar në lidhje me sezonin e Liverpulit dhe tre ditë më vonë e kam parë veten duke bërë vizitat mjeksore në Torino.
Liverpuli besonte tek unë dhe unë, në fund të fundit, mund të kisha qëndruar, sepse në përfundim të sezonit të kaluar kam arritur të rekuperohem plotësisht, kam luajtur tetë ndeshjet e fundit të sezonit dhe edhe tifozët kanë filluar të më mbështesnin, më pas ka ardhur ky rast dhe unë nuk jam menduar asnjë minut: dua të them, Juventusi…”.
Në fund, ka ardhur edhe një koment për të arfdhmen: “Liverpuli ka dashur të më kalojë borxh tek bardhezinjtë, por Marota ka këmbëngulur për të patur tëd rejtën e vlerjes përfundimtare në fudnin e sezonit. Nëse e shikoj veten me fanellën e Juves edhe pas disa vitesh? Do të më pëlqente. Por gjithçka varet nga ky vit, jam borxh, të shohim. Shpresoj, sepse kam ardhur këtu me qëllimin për t’u ringritur, por jam i sinqertë: unë po mendoj për Sampdorian, jo se ku do të jem pas tre vitesh”, ka thënë Akuilani.